Messi e pranon: Më mungon Ronaldo, doja që të qëndronte te Reali

Lionel Messit i mungon Cristiano Ronaldo. Besojeni ose jo, por ylli argjentinas në një intervistë të dhënë së fundmi për kanalin “RAC1”, ka deklaruar se portugezi e ndihmonte me rivalitetin në La Liga.

 

“Më mungon Cristiano Ronaldo, do më pëlqente që të qëndronte te Reali, ishte në rivalitet më shumë. Do të kisha dashur që të vijonte te madrilenët. I bënte mirë La Ligas dhe El Clasicos”, deklaroi Messi.

CR7 u largua nga Reali në verën e vitit 2018, pas disa sezoneve shumë të suksesshme në Spanjë. Prezenca e tij duket se i shtonte edhe më shumë egon Messit për të shënuar.

SHKARKO APP