Messi: Është turp që Mane u rendit i katërti për “Topin e Artë”
Lionel Messi nuk i ka kursye elozhet për sulmuesin e Liverpoolit Sadio Mane, duke e cilësuar si turp faktin që përfundoi në vendin e katërt për “Topin e Artë”. Sulmuesi argjentinas mori këtë çmim të hënën, ndëkohë që në vendin e dytë u rendit Van Dijk dhe Ronaldon. Ylli argjentinas beson se Mane nuk duhet të kishte përfunduar jashtë podit.
“Është turp të shohësh Mane të përfundojë në vendin e katërt”, deklaroi Messi për “Canal +”.
“Unë mendoj se ka pasur shumë lojtarë të shkëlqyer këtë vit. Kjo ishte arsyeja pse ishte e vështirë të zgjedhësh një lojtar të veçantë. Por unë zgjodha Sadio Mane (për çmimin The Best) sepse ai është një lojtar që më pëlqen.
Ishte një vit të shkëlqyer për të gjithë ekipin e Liverpool-it. Ndaj e zgjodha atë. E përsëris ka pasur shumë lojtarë shumë të mirë këtë vit, kështu që zgjedhja ishte e vështirë”, deklaroi Messi për kanalin francez. /R.Lika-Koha Jone/