Messi fiton trofeun e 46-të në karrierë

Lionel Messi nuk di të ndalet duke fituar trofe edhe në Amerikë.Gjithçka shkon në mënyrën e duhur për Inter Miamin dhe “pleshtin”, i cili fitoi trofeun e 46-të të karrierës së tij.

Argjentinasi ngriti në qiell “Mburojën e Mbështetësit”, një trofe i garantuar për skuadrën e MLS-së me numrin më të madh të pikëve në sezonin e rregullt, duke festuar me shokët e tij dhe veçanërisht me Luis Suarez.

Inter Miami mposhti 3-2 Columbus Creë dhe me këtë sukses, përfiton faktorin fushë në ndeshjet e Play Off-it që do të vendosin se kush do të fitojë kampionatin, duke filluar nga fundi i tetorit.

SHKARKO APP