Messi gati të rinovojë me Inter Miamin deri në vitin 2028, do të jetë 41 vjeç
Pas disa javësh me spekulime për një largim të mundshëm për t’u përgatitur për Kupën e Botës 2026 në një klub më konkurrues, Lionel Messi duket se ka marrë vendimin: ai do të vazhdojë aventurën e tij në SHBA me Inter Miami.
Sipas Catalunya Radio, kampioni i botës është pranë nënshkrimit të një kontrate të re që do ta mbajë në Major League Soccer deri në vitin 2028, kur do të jetë 41 vjeç. Marrëveshja pritet të përfshijë një klauzolë që i lejon të dyja palët të ndërpresin kontratën çdo vit, me konsensus. Zyrtarizimi i kontratës së re pritet të bëhet publik në javët në vijim.
Prej mbërritjes së tij në verën e vitit 2023, Inter Miami ka ndërtuar një ambient të personalizuar për argjentinasin, duke afruar miqtë e tij të ngushtë dhe ish-shokët e skuadrës si Luis Suarez, Jordi Alba, Sergio Busquets dhe më së fundmi Rodrigo De Paul.
Pavarësisht disa tensioneve të fundit, si penalizmi i Messit për mungesën në All-Star Game – gjithçka duket se është zgjidhur dhe marrëdhënia me klubin është forcuar. Messi është i vendosur të fitojë MLS-në dhe të bëhet pjesë e historisë së klubit, përfshirë edhe inaugurimin e stadiumit të ri të Inter Miami.
KOHA JONË SONDAZH

