Messi: Grupi ndihet si i “vdekur”, por do të reagojmë ndaj Meksikës
Lionel Messi analizon humbjen e Argjentinës ndaj Arabisë Saudite, duke marrë përgjegjësi për gjithçka ndodhi.
“Na u anuluan disa gola dhe menduam se do të kishim situata të tjera të ngjashme. Goli i shënuar herët na dëmtoi. E dinim që mund të ndodhte në ndeshjen e parë, të mos luanim në mënyrën më të mirë, siç kishim bërë, dhe kjo na ndodhi, nuk funksionuam mirë.
E vërteta është se grupi ndihet si i vdekur, sepse është një goditje shumë e rëndë. Nuk e prisnim ta fillonim kështu. Prisnim të fitonim, për të qenë të qetë shpirtërisht. Por ky grup shquhet për bashkimin, për forcën dhe është koha të jemi më të bashkuar se kurrë dhe ta dimë që duhet të kthehemi dhe të fitojmë”.
Duhet të jemi të qetë. E dimë se është një goditje shumë e rëndë, një disfatë që dhemb, por ne duhet të vazhdojmë të besojmë dhe njerëzit të besojnë, se ky grup nuk do t’i zhgënjejë. Do të përpiqemi që të fitojmë me Meksikën”, deklaroi Messi.