Messi ka një mesazh emocionues për Agueron pas tërheqjes nga futbolli

Një nga arsyet se përse në verë Aguero u transferua te Barcelona ishte pikërisht Lionel Messi. Sulmuesi argjentinas më pas u transferua te PSG, duke u ndarë sërish nga El Kun. Pas tërheqjes së këtij të fundit, “Pleshti” ka reaguar me anë të një mesazhi në rrjetet sociale duke ju gjendur pranë mikut të tij.

“Pak a shumë një jetë e tërë së bashku, Kun. Jetuam momente shumë të bukura dhe të tjera që nuk ishin aq shumë, të gjitha këto na bënë gjithnjë e më të bashkuar dhe më shumë miq. Dhe ne do të vazhdojmë t’i jetojmë së bashku ditët jashtë fushës së blertë.

Dua të të shoh me gëzimin e madh që ngrite ‘Copa America’ në verë, në të gjitha arritjet e tua në Angli. Dhe e vërteta tani dhemb shumë, kur sheh se si duhet të ndalosh së bëri atë që do më shumë për shkak të asaj që të ndodhi. Jam i sigurt që do të vazhdosh të jesh i lumtur, sepse je një person që transmeton lumturi dhe ata që të duan do të jenë me ty.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tani fillon një fazë e re e jetës tënde dhe jam i bindur që do ta jetosh me një buzëqeshje dhe me gjithë bindjen që ke dhënë gjithçka. Gjithë të mirat në këtë fazë të re! Të dua shumë miku im, do më marrë malli të jem me ty brenda fushës, sidomos kur të mblidhemi me kombëtaren!”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?