Messi ka vendosur të qëndrojë te Barcelona, por familja e tij del kundër

Lionel Messi është bindur që të qëndrojë te Barcelona nga presidenti Laporta, por familja e tij është kundër këtij vendimi. Sipas “Le Parisien”, ata po këmbëngulin për një transferim te skuadra e PSG gjatë merkatos së verës.

Sipas stafit të argjentinasit, projekti sportiv i parizienëve është më superior se ai i ofruar nga skuadra katalanase. Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi edhe për trajnerin Koeman, pasi shumë do të varet edhe nga e ardhmja e tij.

Messi verën e kaluar kërkoi largimin, por me afrimin e Koeman dhe të Laportës gjërat kanë ndryshuar, edhe pse në fakt sezoni nuk ishte shumë pozitiv për ekipin katalanas. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP