Messi kritikon gjyqtarin pas fitores ndaj Perusë: Na e bën qëllimisht!
Argjentina fitoi me vështirësi 1-0 ndaj Perusë me një gol të Lautaro Martinez. Leo Messi, pas këtij triumfoi ka reaguar pas ndeshjes duke kritikuar arbitrin. Wilton Pereira Sampaio, sipas yllit të PSG, edhe herë të tjera ka marrë vendime kundër tyre.
“Ndeshje e vështirë, e vështirë për t’u luajtur. Kishte shumë erë, të gjithë kundërshtarët po luanin mbrapa dhe po linin pak hapësira. Gjyqtari, sa herë na drejton bën të njëjtën gjë dhe duket sikur na e bën me qëllim. Gjithsesi morëm tre pikë të rëndësishme që na afrojnë me objektivin”, shkruan Messi në “Instagram”.
KOHA JONË SONDAZH

