Messi kundër Ronaldos, vjen oferta e radhës nga Arabia për “Pleshtin”
Edhe pse në moshën 38-vjeçare, Lionel Messi vazhdon të magjepsë me paraqitjet e tij në MLS me Inter Miami. Por me kontratën që i skadon në dhjetor të këtij viti, kanë nisur të shfaqen interesime të forta nga Arabia Saudite.
Sipas “L’Équipe”, është Al-Ahli që ka hedhur hapin e parë për ta afruar yllin argjentinas, pa u trembur nga kërkesat e larta financiare. Objektivi i klubit është të rikrijojë që nga janari 2026 rivalitetin legjendar Messi-Ronaldo, që prej dy dekadash ka ndezur botën e futbollit.
Një antipast për Botërorin 2026, që mund të sjellë një përballje të fundit historike mes dy ikonave më të mëdha të këtij shekulli në fushën e lojës. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

