Messi lojtari me më shumë trofe në historinë e futbollit, rrëmben një tjetër çmim

Inter Miami forward Lionel Messi holds the MARCA America Award during a ceremony at Chase Stadium on Thursday, Oct. 17, 2024, in Fort Lauderdale, Fla. (Matias J. Ocner/Miami Herald via AP)

Lionel Messi është futbollisti që ka fituar më shumë trofe në historinë e futbollit. Fenomeni argjentinas ka rrëmbyer 102 çmime (56 individuale dhe 46 ekipore) dhe dje mori çmimin MARCA America, një çmim që vlerëson karrierën e tij të jashtëzakonshme.

Çmimi iu dorëzua “pleshtit” nga Juan Ignacio Gallardo – drejtor i MARCA – dhe Jorge Mas, pronar i Inter Miami së bashku me David Beckham.

Rrugëtimi i Messit në futboll filloi me Barcelonën në vitin 2004, vazhdoi te PSG dhe tani tek Inter Miami. Me kombëtaren e Argjentinës ai ka fituar gjashtë trofe të mëdhenj.

Messi ka fituar tetë “Topa të Artë”, gjashtë “Këpuca të Arta” dhe është golashënuesi më i mirë historik i La Ligës dhe kombëtares “Albiceleste”.

SHKARKO APP