Messi me familjen për ski në Andorra, sfidon të ftohtin (Foto)

Debati vazhdon të jetë i ndezur nëse Lionel Messi mund të luajë mirë edhe në një ditë të lagësht me shi, apo në të ftohtë….por ylli argjentinas i Barcelonës ka treguar se është po aq i zoti edhe në një ditë më dëborë, që të përballojë pa asnjë problem të ftohtin dhe  të dhurojë madje emocione, teksa pasditen e së martës ka udhëtuar në Andorra bashkë me familjene tij, për ski. Messi hodhi fotot e këtij udhëtimi në profilin e tij Instagram, ku ndodhej bashkë me të dashurën,Antonella Roccuzzo dhe djalin e vogël, Thiago. Ai shkroi:  “Një ditë e bukur, me dy dashuritë e mia.” Sakaq, lojtari i katalanasve, pas golit të fitores që shënoi në fundjavë ndaj Vilareal, 3-2, po përgatitet për ndeshjen e radhës në la Liga. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?