Messi me shokë refuzojnë një tjetër reduktim të pagës te Barcelona

Klubi i Barcelonës ka kërkuar një tjetër reduktim të pagave të futbollistëve për shkak të pandemisë së COVID-19, por këtë herë nuk ka marrë aprovimin e futbollistëve.

Messi me shokë pranuan të hiqnin dorë nga 70% e rrogës së muajit mars, duke humbur 17% të pagës së tyre. Kjo bëri të mundur që Barcelona të kursente 40 milionë euro.

Klubi nuk ka amortizuar ende dëmin nga COVID-19 e në këtë formë ka menduar t’iu propozojë lojtarëve edhe një tjetër reduktim. Por, këtë herë protagonistët kryesorë të katalanasve nuk janë dakord për të hequr sërish nga pjesa e tyre e në këtë formë drejtuesit e blaugranwve duhet të gjejnë një tjetër mënyrë për të rregulluar financat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?