Messi me shokë zgjedhin trajnerin e ardhshëm të Barcelonës
Barcelona është duke kaluar një moment të vështirë. Trajneri Quique Setien është në rrezik sepse ka shumë dyshime për aftësitë e tij në stol, pas dështimit në kampionat
“Mundo Deportivo” ka hedhur hipotezat e para, ku shkruan se emri që pëlqehet nga futbollistët është ai i Patrick Kluivert. Holandezi ka respektin e futbollistëve duke qenë një nga ish-futbollistët më të mirë në botë.
Lionel Messi nga krahu tjetër beson se Kluivert mund të rikthejë Barcelonën në rrugën e drejtë sepse ka personalitetin e duhur. Argjentinasi shpreson që drejtuesit t’i besojnë holandezit, pasi e di shumë mirë ambientin dhe është njohës i mirë i talenteve në klub.