Messi mendon rinovimin me Inter Miami, synon të jetë në Botërorin 2026

Lionel Messi është gati të zgjasë aventurën e tij në MLS me Inter Miamin. Ylli argjentinas, i cili në qershor mbush 39 vjeç, ka dhënë pëlqimin për të qëndruar te klubi amerikan deri në vitin 2026, me synimin e qartë për të marrë pjesë si protagonist në Kupën e Botës që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Përvoja në Florida, e nisur në verën e vitit 2023, është shndërruar në një projekt afatgjatë, si në aspektin sportiv ashtu edhe personal. Messi ka gjetur stabilitet në paraqitje dhe një ambient që i lejon të menaxhojë më mirë energjitë dhe periudhat e rikuperimit, pa i munguar spektaklit.
Sezoni aktual e konfirmon ndikimin e tij: gola, asiste dhe lidership që vazhdojnë ta udhëheqin Inter Miamin, duke treguar se klasa e tij mbetet e paprekur pavarësisht moshës.
Rinovimi do të ishte hapi vendimtar drejt ëndrrës për një tjetër Botëror me Argjentinën, atë të vitit 2026, një mundësi e artë që Messi ta mbyllë karrierën me një epilog legjendar.
KOHA JONË SONDAZH

