Messi mund të transferohet te City, zbulohen tri motivet kryesore

Te Barcelona ka kaos total. Pas deklaratave të Abidal dhe kundërpërgjigjes së Messit, për ekipin blaugrana erdhi eliminimi nga Kupa e Mbretit kundër Bilbaos. Goditjen finale mund t’ia japë Lionel Messi, i cili sipas tabolidit anglez “Daily Express” mund të largohet nga Barcelona në fund të sezonit.

Ai ka një klauzolë që i lejon të largohet falas në fund të sezonit, teksa klubet e mëdha kanë nisur që të mendojnë për të bërë ofertat e para. Manchester City duket destinacioni më i mundshëm. Tri janë motivet që “Pleshti” të veshë fanellën e “qytetarëve”.

Në krye sigurisht qëndron Pep Guardiola si arsyeja kryesore, teksa me të arrin që të shprehet shumë mirë në fushë. Strategu spanjoll asnjëherë nuk e ka fshehur admirimin për argjentinasin, duke e cilësuar si futbollistin më të mirë në botë.

Së dyti, Messi te City do të gjente Lionel Messin, i cili është një nga miqtë e tij më të mirë, teksa e konsiderohen si vëlla. Së bashku kanë fituar Kupën e Botës në moshën Under 20 në Holandë në vitin 2005.

Motiviti i tretë lidhet me mundësinë për të fituar Champions League. Barcelona po kalon një moment të vështirë nga pikëpamja e rezultateve, teksa me ekipin anglez ai do të kishte më shumë shanse për ta fituar këtë kompeticion. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP