Messi pas kualifikimit për në Kupën e Botës: Nuk është e thjeshtë të luash ndaj Brazilit!
Leo Messi foli pas barazimit 0-0 ndaj Brazilit, rezultat që i dha mundësinë Argjentinës të kualifikohej për në Kupën e Botës, Katar 2022. Sulmuesi argjentinas në një intervistë pas ndeshjes konfirmoi se nuk është në formën e tij më të mirë.
“Është gjithmonë e vështirë të luash kundër Brazilit. Ishte e rëndësishme që të vijonim serinë e rezultateve pozitive, të mos humbisnim dhe të përmirësoheshim edhe më tej.
Gjendja fizike? Jam mirë, në të kundërt nuk do të kisha luajtur. U ndala për pak kohë, nuk është e lehtë të luash në këtë intensitet pas kthimit, por dalëngadalë po kthehem në ritmin e duhur. Dua ta mbyll vitin në mënyrën më të mirë të mundshme”, theksoi “La Pulce”. /R.Lika-Koha Jonë/