Messi shfaqet si “alien”, përmbys Sevilla-n me tripletë (VIDEO)

Lionel Messi merr i vetëm përsipër Barcelonën duke i dhënë 3 pikët e radhës në La Liga ndaj skuadrës së Sevillas. Ylli argjentinas realizoi 3 gola në suksesin 4-2 me përmbysje, njëri më të bukur se tjetrin duke konfirmuar momentin e artë që po kalon në këtë pjesë të sezonit.

Sfida nisi në “malore” për blaugranët që e pa veten në disavantazh që në minutën e 22-të, me Navas, që dërgoi topin në rrjetë pas një kundërsulmi fantastik. 4 minuta më pas Lionel Messi realizoi një super gol me një goditje fluturimthi pas një pasimi të Bosquets. Në fundin e pjesës së parë, Mercado përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes së balugranëve duke kaluar sërish në avantazh ekipin e tij.

Në fraksionin e dytë, Lionel Messi do të vendoste sërish baraspeshën në minutën e 67-të, me një tjetër kryevepër, por këtë herë me një goditje me të djathtën. Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt një barazimi, “Pleshti” do të shfaqej sërish në zonë, duke rrëmbyer një top, të cilin ja kaloi mbi kokë në mënyrë mjeshtërore portierit Vaclik. Messi është golashënuesi më i mirë në Europë në këtë sezon me 24 gola, ndërkohë që ai ka shënuar tripletën e 50-të në karrierën e tij, duke përfshirë dhe ndeshjet me Argjentinën. Në minutën e 90-të, Suarez vulosi fitoren e skuadrës së tij. /R.LikaKoha Jone/

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=mto’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

SHKARKO APP