Messi sqaron foton me lojtarët e PSG

Leo Messi nuk pranon që tashmë e ka arritur marrëveshjen me Paris Saint Germain. “Ende nuk kam arritur asnjë marrëveshje. Po flas me disa klube normalisht, por asgjë nuk është mbyllur”, tha Messi. Sa i përket fotos së para disa ditëve me lojtarët e PSG, Messi sqaroi “E kisha lënë me Di Marian dhe Paredesin që të takoheshim në plazh, që kur ishim në Kupën e Amerikës. Rastisi që aty ishte edhe Verratti dhe Neymar, por nuk ishte asgjë. Ishte thjesht rastësi ajo foto që u komentua aq shumë”.

SHKARKO APP