Messi stërvitet edhe në ditën e pushimit te Barcelona
Leo Messi ishte shumë pranë largimit nga Barcelona, por kur dha lajmin për qëndrimin u betua se do të jepte gjithë. Ditët e fundit “La Pulce” ka rifilluar stërvitjen në Ciutat Esportiva me shokët e tij të skuadrës, teksa në S[panjë sigurojnë se dëshira e tij për t’u kthyer në normalitet është në nivelet më të larta.
Aq shumë sa, sipas Radio MARCA, këtë mëngjes argjentinasi u paraqit në qendrën sportive për një seancë individuale edhe pse është një ditë pushimi e dhënë nga trajneri Koeman për gjithë ekipin. Përveç Messit, në fushë u panë edhe Griezmann, Lenglet dhe Busquets. /R.Lika-Koha Jone/