Messi: Të dielën do të luaj ndeshjen e fundit në Kupën e Botës

Lionel Messi arriti të ndihmonte Argjentinën e tij mbrëmjen e djeshme që të shkonte në finalen e madhe të Kupës së Botës. Ky do të jetë shansi i fundit për super yllin e PSG për të fituar këtë trofe madhështor.

Pas sfidës gjysmëfinale me Kroacinë, finalja e së dielës do të jetë ndeshja e fundit për të me fanellën bardhekaltër në Kupën e Botës.

“Jam krenar që do të mund ta përfundoj karrierën time në Kupën e Botës duke luajtur në këtë finale. Ajo që po përjetoj është diçka emocionuese. Me siguri e diela do të jetë ndeshja ime e fundit në një Kupë Bote.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhet të kalojnë shumë vite derisa të vijë Botërori i radhës (2026) dhe nuk mendoj se do të jem. Kështu që shpresoj të përfundoj në mënyrën më të mirë”, deklaroi Messi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?