Messi tek Interi? Drejtuesi i Barcelonës: E vështirë ta imagjinoj!
Në orët e fundit mediat argjentinas shtuan edhe më shumë zërat për një transferim të mundshëm të Messit tek Interit, teksa sipas kanalit TNT, skuadra zikaltër ka nisur ta mendojë seriozisht afrimin e “Pleshtit”. Gjithsesi një nga drejtuesit e klubit bluagrana, Ariedo Braida mendon se nuk ka asnjë shans që një lëvizje e tillë të ndodhë.
”Po flasim për futbollistin më të mirë në botë, pjesa tjetër vjen pas. Leon nuk e ndryshoj me asnjë, madje as me Cristiano Ronaldon. E kam të vështirë ta imagjinoj atë larg nga Barcelona: atje është një mbret i padiskutueshëm, ai mbërriti si fëmijë dhe nuk shoh asnjë motv përse duhet të largohet. Zërat janë një utopi.
Në jetë, si në futboll, ‘kurrë mos thuaj kurrë’. Sidoqoftë, edhe nëse bëj përpjekje ta imagjinoj, nuk mund të gjej asnjë arsye për një lamtumirë të mundshme. Messi është një person i mrekullueshëm dhe fiton shifra të rëndësishme në nivelin ekonomik. Ai dhe Barcelona janë një dyshe e përsosur së bashku”, deklaroi Braida. /R.Lika-Koha Jone/