Messias: Mjaft me përralla, te Milani jam sepse e meritoj!
Junior Messias, është lojtari i momentit te skuadra e Milanit. Mesfushori fantazist shënoi dy gola në fitoren 3-0 ndaj Genoas së Shevchenkos. Duke folur pas ndeshjes mesfushori u shpreh se po merr frytet e punës së tij.
“Jam te Milani pasi e kam merituar. Ka mbaruar koha për të folur për mrekulli, tani duhet të mendoj për të tashmen dhe atë që duhet të bëj në fushë. Unë jap gjithmonë më të mirën, për të punuar për mënyrën më të mirë për ekipin dhe pozicionin tim.
Kur arrin në nivele të tilla, duhet të mësohesh me faktin që je rrethuar nga njerëz që kanë bërë historinë e futbollit. Jam në një skuadër të madh, dhe është e ndryshme kur je në fushë. Unë te Italia? Jo, nuk mund të luaj pasi nuk kam pasaportë”, tha Messias. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

