Messit i mbyllin profilin në Instagram, në mediat sociale fajësojnë … Ronaldon

Një problem i vogël ka ndodhur së fundmi për Lionel Messin. Llogaria e sulmuesit argjentinas ka “ngrirë” për 40 minuta: asnjë postim, asnjë ndjekës dhe me mbishkrimin “përdoruesi nuk gjendet”.

Lajmi menjëherë mori “dhenë” në rrjetet sociale, teksa tifozët e Barcelonës shpërthyen. Profili u bë i dukshëm pak më vonë, teksa nuk ishin të paktat pyetjet për arsyet e këtij gabimi teknik.

Shumë ndjekës shfrytëzuan rastin për të bërë shaka me meme qesharake dhe komente ironike, duke fajësuar tri persona: Cristiano Ronaldo, Florentino Perez dhe José Mourinho.

Ka nga ata që kanë shkruar se kampioni i Juventusit ka fituar çmimin e haberit më të mirë të vitit. Tani situata është kthyer në normalitet, teksa “La Pulce” ka rifituar 152 milionë ndjekësit e tij dhe mund të vijojë që të sfidojë CR7 në rrjetet sociale. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP