Mesut Ozil bën gjestin prekës për 1 mijë fëmijë në ditën e tij të dasmës

Dita e dasmës konsiderohet shumë e rëndësishme për nusen dhe dhëndrin, por nuk ndodhi kështu në rastin e Mesut Ozil. Mesfushori kurorëzoi mbrëmjen e së premtes historinë e dashurisë me Amine Gulse. Përpara ceremonisë në “Hotel Four Seasons Bosphorus” në Stamboll, Ozil zbuloi një gjest prekës, pasi do të paguajë operacionet e 1 mijë fëmijëve.

30-vjeçari gjithashtu u kërkoi miqve dhe familjes së tij që të mos bënin asnjë dhuratë, por të dhuronin para për bamirësi në ndihmë të fëmijëve. “Bigshoe”, një organizatë bamirësie që Ozil e ka mbështetur prej 5 vitesh, në ndihmë të fëmijëve në zhvillim.

“Ne kemi punuar së bashku për operacione në Brazil (Kupa e Botës 2014), Afrikë (2016) dhe Rusi (2018). Tani duam të shkojmë hapin e ardhshëm dhe të ndihmojmë fëmijët në mbarë botën”, deklaroi Ozil. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP