Meta pret vëllezërit Gjika të “Labinotit”: Rast unikal jo vetëm në Shqipëri, por edhe në historinë e futbollit botëror
Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sit në Presidencë tre vëllezërit Mihal Gjika, Dhimitër Gjika dhe Petrit Gjika, tre futbollistë titullarë në të njëjtën kohë të “Labinotit”.
Teksa publikon në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” një fotografi nga ky takim, Presidenti Meta i vlerëson me nota positive kontributin e tyre në futboll si rast unikal jo vetëm në Shqipëri, por edhe në historinë e futbollit botëror.
Mesazhi i Presidentit Meta
Kënaqësi të takoja tre vëllezërit Mihal Gjika, Dhimitër Gjika dhe Petrit Gjika, tre futbollistë titullarë në të njëjtën kohë të “Labinotit”, rast unikal jo vetëm në Shqipëri, por edhe në historinë e futbollit botëror.