Meta uron “Teutën” për Kupën e Shqipërisë: Përgëzime “Djemve të Detit”
Presidenti Ilir Meta ka uruar ekipin e qytetit të Durrësit për fitoren e Kupës së Shqipërisë. Në një postim në Facebook, Presidenti shprehet: “Urime KF Teuta për fitoren e Kupës së Shqipërisë!
Përgëzime “Djemve të Detit” për trofeun e rëndësishëm dhe sa më shumë suksese të tjera në gjurmët e legjendave të paharruara të ekipit durrsak dhe atij Kombëtar të cilët na kanë bërë krenar ndër vite, si i madhi dhe i papërsëritshmi, Niko Dovana, Filip Xhai, vëllezërit Shyqyri e Haxhi Ballgjini, Petraq Ikonomi, Artur Lekbello, Xhevair Kapllani, Maksut Leshteni, Fatmir Hima e shumë e shumë yjeve të tjerë”.

KOHA JONË SONDAZH

