Michael Antonio pas aksidentit të rëndë: I lumtur për një tjetër shans në jetë, do i rikthehem futbollit

Në një intervistë për BBC, lojtari i West Ham, Michael Antonio foli për rikthimin e tij në normalitet pas aksidentit të 7 dhjetorit.

“A do të luaj sërish futboll? Po, 100%. Unë do ta luaj përsëri. Kjo është ajo që unë fokusohem dhe kjo është arsyeja pse stërvitem gjashtë ditë në javë. Këtë situatë e kam parë gjithmonë pozitivisht. Është një aksident i tmerrshëm dhe lëndimet janë të rënda.

Njerëzit gjithmonë kanë dyshuar tek unë. Gjithmonë kam besuar në forcën time mendore dhe kjo është vetëm një tjetër pengesë, e cila nuk do të më ndalojë”, deklaroi Michael Antonio.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?