Michael Jordan: Kur Kobe Bryant vdiq, një pjesë e imja vdiq
Michael Jordan ka bërë një shaka për memen e tij ku duket duke qarë në memorialin e mbajtur për Kobe Bryant.
Qindra persona ishin të pranishëm në Staples Center, Los Angeles për t’i dhënë lamtumirën e fundit, legjendës së basketbollit, Bryant dhe vajzës së tij 13-vjeçare Gianna.
Ndërsa atmosfera ishte e nderur në Staples Center, Jordan e ka zbutur paksa përmes kësaj batute:
Kobe ma hodhi duhet të përgatitem të shikoj një tjetër meme timen duke qarë për rastin e rradhës”.
Jordan gjithashtu foli për lidhjen e tij të pathyeshme me Bryant dhe sa i tronditur ishte nga lajmet për vdekjen e kolegut të tij:
Ai ishte si një vëlla i vogël … dhe unë thjesht doja të isha vëllai i madh më i mirë I mundshëm. Kur Kobe Bryant vdiq, vdiq edhe një pjesë e imja”.
Jordan më pas ndihmoi Vanessa Bryant, gruan e Kobe dhe nënën e Giannas, të ngjitej në skenë për një fjalim emocional, ku edhe reflektoi se si do të jetë jeta e saj në të ardhmen pa një pjesë të familjes.
Vannesa tha: Gianna ka qenë përherë e dashur. Ajo gjithmonë më puthte dhe më uronte natën e mirë po ashtu më puthte në mëngjes. Në disa raste kur nuk e merrja një puthje në mëngjes i shkruaja: Po puthja dhe mesazhi i saj ishte: Mami ti ishe në gjumë dhe nuk doja të të zgjoja. Ajo e dinte ç’rëndësi kishte puthja e saj për mua.”
Vanessa ishte martuar me Kobe prej 19 vitesh. Ajo shfrytëzoi rastin t’u tregonte të mbledhurve në arenë sa shumë e donte.
Ajo tha: Ai ishte imi. Ai ishte gjithçkaja ime. Kobe dhe unë ishim bashkë që kur isha 17 vjeç. Unë isha e dashura e tij e parë, dashuria e tij e parë, gruaja e tij, shoqja e tij më e mirë, njeriu i besuar dhe shumë protektive ndaj tij”.
"Now he's got me— I'm going to have to look at another crying meme." – Michael Jordan #KobeFarewell pic.twitter.com/OHnxIR2CRm
— Complex (@Complex) February 24, 2020