Mihajlovic shpërthen kundër Sportingut: Do kërkoj që UEFA t’i përjashtojë!
Sinisa Mihajlovic ka vendosur që ta dërgojë çështjen me Sportigun e Lisbonës në UEFA. Gjithçka filloi në verën e vitit 2018, kur klubi portugez ndërpreu kontratën trevjeçare të trajnerit serb pas vetëm 9 ditësh me pretekstin e dështimit të kalimit të periudhës së provës.
Një vendim kundër të cilit Mihajloviç do të apelojë në KAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv), duke kërkuar respektimin e kontratën. Shuma që i detyrohet ekipi portugez është 3 milionë euro.
“Që nga fillimi i vitit, kur klubi njohu borxhin për herë të parë, Sportingu nuk ka bërë asgjë përveçse po përpiqet të vonojë pagesën. Në muajt e fundit klubi ka bërë propozime të shumta për shlyerje, por kur u bë e qartë se e gjithë kjo kishte për qëllim vetëm shtyrjen e pagesës, unë vendosa të përfshij UEFA-n.
Vetëm atëherë Sportingu bëri një pagesë të pjesshme. Kjo sjellje është e papranueshme dhe nëse do të më detyrojnë t’i drejtohem përsëri në UEFA-s për të marrë shumën e plotë, do t’i shkoj deri në fund, madje edhe nëse kjo do të thotë të kërkosh përjashtimin e Sportingut nga garat e UEFA-s”.