Mihajlovic shpërthen ndaj komentatorëve të “Sky”: Dukej komentonit në Inter TV!

Bologna befasoi Interin në “San Siro”, pasi ndonëse ishte me një lojtar më pak në fushë, arriti të përmbysë avantazhin minimal të zikaltërve dhe të fitojë me rezultatin 1-2, duke marrë një tre pikësh mjaft të vlefshëm. Mbrëmjen e djeshme kuqeblutë humbën derbin emilian me Sassuolon me shifrat 1-2, në stadiumin “Dall’Ara”.

Në konferencën për shtyp trajneri serb i Bolognës, Sinisa Mihajlovic, i cili në minutën e 82-të nuk i kurseu sharjet për arbitrin si dhe për komentatorët e “Sky Sport”.

“Jemi skuadra më e ndëshkuar me kartonë të verdhë, duket sikur kemi 11 vrasës në fushë. Më vjen shumë keq për trajtimin që na bëjnë arbitrat, pasi përfitojnë nga fakti që kemi lojtarë të rinj. Një me eksperiencë nuk ndëshkohet lehtë, ndërsa tanët marrin të verdhë për çdo faull. Më ishin “çarë t…t.

Pashë emisionin tuaj të dielën në mbrëmje dhe për më tepër se 30 minuta nuk i dhatë asnjë meritë Bolognës për fitoren në “San Siro”. Dukej sikur ishit Inter TV dhe flisnit vetëm si e humbi Interi ndeshjen. Kjo gjë ndodhi në të gjithë mediat dhe ishte skandaloze”, tha trajneri serb.

SHKARKO APP