Mihajlovic thumbon keq Juventusin: Është rivali jonë direkt!
Juventus nuk po kalon një sezon aspak të mirë. Ekipi nga Torino renditet në vendin e shtatë të renditjes me 28 pikë të grumbulluara, ndërsa nesër do të përballet me Bolognan në transfertë. Një sfidë e vështirë për Zonjën e Vjetër nisur edhe nga mungesat që do të ketë trajneri Massimilano Allegri ku mjafton të përmendim Dybala dhe Chiesa.
Trajneri i Bolognës, Sinisa Mihajlovic ka gjetur momentin e duhur për të “thumbuar” Juventusin teksa në konferencë për shtyp ka theksuar se bardhezinjtë janë një rival i drejtpërdrejtë i ekipit të tij duke qenë edhe se diferenca në klasifikim është vetëm katër pikë.
“Juventus është një kundërshtar direkt i joni, në fushë duhet të futemi me ndërgjegjen se duhet të ecim me 100 km/h. Por, këtë djemtë e kanë kuptuar dhe janë me vetëbesim. Juventus mbetet Juventus edhe me mungesat e Dybala e Chiesa dhe nuk ndryshon asgjë si për ne, ashtu edhe për ata”, u shpreh Mihajlovic.
KOHA JONË SONDAZH

