Mike Tyson kërcënon Canelo Alverez: Nëse prek Messin ke punë me mua!
Argjentina fitoi 2-0 ndaj Meksikës, sukses të cilin lojtarët e Lionel Scalonit e festuan më stilin e tyre në dhomat e zhveshjes. Një episod gjatë festë argjentinase nuk është pritur aspak mirë në Meksikë. Messi ndërroi fanellën me një kundërshtar dhe gjatë koreve festuese u dallua fanella meksikane në tokë, diçka që ka zemëruar Canelo Alvarez.
Boksieri i famshëm meksikan kërcënoi yllin argjentinas: “E patë Messin duke pastruar dyshemenë me fanellën dhe flamurin tonë? Bën mirë t’i lutet Zotit që të mos më dalë përpara… Ai duhet ta respektojë Meksikën, njësoj siç respektoj unë Argjentinën”.
Në mbrojtje të shtatë herë fituesit të Topit të Artë kanë dalë disa lojtarë, duke deklaruar se lënia e fanellave apo “shkelja” e tyre gjatë festave në dhomat e zhveshjes është një gjë normale dhe bëhet pa qëllim të keq, me gjithë fanellat që lahen më pas.
Fjalët e Alvarez kanë tërbuar Mike Tyson, i cili njihet si një tifoz i Argjentinës. Legjenda e boksit ka një mesazh për homologun meksikan: “Dikush i quajtur Canelo kërcënoi Messin. Nëse ai guxon ta prekë me dorë, unë do të rikthehem në ring pas shumë vitesh”, deklaroi Tyson.