Mike Tyson: Më kanë përdhunuar kur isha 7 vjeç

Mike ishte i ftuar në  “Opie Radio” për të folur për perceptimin që njerëzit kanë rreth tij si një nga boksierët më të mëdhenj në histori, kur ka zbuluar sekretin për abuzim seksual.

“Isha një fëmijë i vogël, 7 vjeç. Një burrë i moshuar me rrëmbeu nga rruga. Ai më mori me vete dhe abuzoi seksualisht me mua” u shpreh boksieri i famshëm. Ndërsa ka thënë se pas ngjarjes ia mbathi me vrap.

Mike, 48 vjeç tha se nuk e kishte pare kurrë me pas atë person pas abuzimit dhe se për këtë nuk kishte folur kurrë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas një heshtjeje që pasoi në studion e radios Mike vazhdoi duke thënë: “Nuk është puna e askujt ajo që më ka ndodhur mua’. Për këtë Ish boksieri tregon madje se nuk ka folur kurrë me parë, as me te afërmit dhe as me policinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ip yetur nëse kishte pësuar një ndryshim drastik prej asaj dite,  Tyson u përgjigj: ‘Nuk e di nëse kam ndryshuar apo jo”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?