Mike Tyson në formë, tani ftesë për duel rivalit që i kafshoi veshin

Pak ditë kanë kaluar nga rikthimi i Mike Tyson në ring. Amerikani zhvilloi një ndeshje të mirë kundër Roy Jones. Në konferencën për shtyp pas duelit, të gjithë prisnin për të mësuar se çfarë e priste 54-vjeçarin,

Tyson nuk humbi fare kohë për të kërkuar një duel me një nga ish-kundërshtarët e tij, Evander Holyfield. Të gjithë e mbajnë mend duelin mes këtyre dy boksierëve dhe veprimin e çuditshëm të Mike, i cili e kafshoi në vesh rivalin e tij.

“Ndoshta Evander ka nevojë të flasë me mua, sepse sa herë që bashkëpunëtorët e mi të biznesit flasin me bashkëpunëtorët e tij të biznesit, nuk del mirë. Nëse e patë se çfarë bëmë ne në ring dhe nëse ata njerëz do të kujdeseshin vërtet për mirëqenien e Evanderit, atëherë mund të kishim patur një duel me te

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndoshta ata kanë një zgjedhur një kundërshtar tjetër, por kushdo që mund të jetë, ata janë plotësisht gabim”, janë fjalët e Tyson. Mike dhe Jones dolën barazim në sfidën e zhvilluar për bamirësi, ndërsa tani kërkon të zhvillojë sërish duele të tjera në ring. /abcnews.al

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?