Milan-Como merr dritën jeshile, sfida e Seria A do të luhet në Australi

Ndeshja mes Milanit dhe Comos, e planifikuar për t’u zhvilluar më 7 ose 8 shkurt 2026 në kuadër të kampionatit italian Serie A, pritet të bëhet ndeshja e parë e një lige të madhe evropiane që luhet jashtë kontinentit. Federata Italiane e Futbollit (FIGC) dha dritën jeshile për zhvendosjen e saj në Perth të Australisë.

Ky zhvillim përfaqëson një hap të jashtëzakonshëm për futbollin evropian, duke qenë se propozime të mëparshme për të luajtur ndeshje të kampionateve vendase jashtë kufijve kombëtarë janë refuzuar vazhdimisht.

Sipas FIGC-së, arsyeja e zhvendosjes nuk është komerciale, por praktike: stadiumi legjendar San Siro i Milanit nuk do të jetë i disponueshëm atë fundjavë, për shkak të ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore Milano–Cortina, që mbahet më 6 shkurt 2026.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këshilli Federal dha një mendim pozitiv për kërkesën e Lega Serie A për të luajtur ndeshjen Milan–Como në Perth,” thuhet në deklaratën zyrtare të FIGC-së, duke theksuar rëndësinë e këtij “udhëtimi historik jashtë vendit për një ndeshje të Serie A”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, ndeshja ende nuk është konfirmuar përfundimisht, pasi kërkon miratimin formal nga autoritetet ndërkombëtare të futbollit: Football Australia, UEFA, Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC) dhe FIFA.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?