Milan dhe Inter derbi për të rrëmbyer Granit Xhakën

Milani dhe Interi do të duelojnë në merkato për shërbimet e Granit Xhakës. Futbollisti me origjinë shqiptare i cili luan për përfaqësuesen zvicerane ka përfunduar jashtë planeve të Arsenalit për shkak të kontradiktave që ka patur së fundmi me tifozët e klubit londinez dhe e ardhmja e tij është jashtë Londrës.

 

Sipas “Sky Sport” të Gjermanisë, në garë për mesfushorin e Arsenalit janë futur fuqishëm dy klubet e Milanos, Milani dhe Interi që interesohen për një mesfushor me eksperiencë dhe që mund t’i ndihmojë në pjesën e mbetur të sezonit për të arritur objektivat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë të dyja klubet si kuqezinjtë ashtu edhe zikaltërit e kërkojnë Xhakën në formë huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?