Milan dhe Juvja nuk rrezikojnë asgjë, s’ka fitues në “San Siro”
Milan dhe Juventus nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola në duelin e vlefshëm për javën e 13-të në Seria A. Edhe pse pritej një ndeshje me gola dhe emocione, në fakt do të kishte shumë pak të tilla.
Fonseca dhe Thiago Motta u kujdesën më shumë që të mos dilnin pa pikë në këtë duel, pasi shanset për shënim ishin sporadike. Bardhezinjtë mund të justifikohen nga fakti që nuk kishin asnjë sulmues qendror pas dëmtimit të Vlahovic.
Në krahun tjetër, ishi- Morata, nuk arriti të linte gjurmë ndaj mbrojtjes së organizuar të ekipit torinez. Me këtë barazim Juvja mbetet në vendin e pestë me 25 pikë, ndërkohë që Milani i 7-ti me 19 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/