Milan fiton edhe sfidën e kthimit, Atalanta eliminohet nga Dortmundi (VIDEO)

Milani vijon ecurinë pozitive në Europa League. Skuadra e Gatuzos ka fituar edhe ndeshjen e kthimit ndaj Ludogorets me rezultatin 1-0, pas suksesit 3-0 në sfidën e parë. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Fabio Borini në minutën e 21-të pas një asisti të Kutrones.

Arsenali ka përjetuar momente paniku në sfidën e kthimit ndaj Ostersunds, teksa tabela e ndeshjes shënonte rezultatin 0-2 pas 23 minutash. Skuadra suedeze shënoi dy gola brenda dy minutash me Gosam Aiesh dhe Ken Sema. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërkohë që në të dytën mbrojtësi Kolasinaç qetësoi Venger duke shënuar për ekipin e tij. Arsenali kalon në fazën e parë pasi duelin e parë e kishte fituar në shifrat 3-0.

Atalanta e Etrit Berishës është eliminuar, pasi ka barazuar 1-1 në ndeshjen e kthimit ndaj Dortmundit. Bergamaskët kaluan në avantazh që në minutën e 11-të, por nuk mundën që të ruanin avantazhin. Në pjesën e dytë Shmelzer barazoi rezultatin në minutën e 79-të.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?