Milan i Allegrit fiton përballë Napolit dhe ngjitet në krye të Serie A

Milani i drejtuar nga Massimiliano Allegri ka festuar një fitore të madhe në “San Siro”, duke mposhtur 2-1 Napolin në ndeshjen kryesore të javës së pestë të Serie A. Me këtë sukses, kuqezinjtë kapin në krye të renditjes si Napolin, ashtu edhe Romën.

Takimi u zhbllokua që në minutën e 3-të, kur Saelemaekers u gjend i lirë në shtyllën e dytë dhe përfitoi nga një aksion i shkëlqyer i Pulisic në krahun e majtë. Vetë amerikani dyfishoi rezultatin në minutën e 31-të, pas një kombinimi mes Pavlovic dhe Fofana.

Napoli reagoi në pjesën e dytë: në minutën e 56-të Anguissa detyroi Maignan të bëjë një pritje të jashtëzakonshme, ndërsa pak më vonë Estupiñan rrëzoi Di Lorenzon pranë portës, duke shkaktuar penallti dhe u ndëshkua me karton të kuq.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga pika e bardhë, Kevin De Bruyne nuk gaboi, duke e bërë 2-1 dhe duke rikthyer emocionet në ndeshje. Megjithatë, Milani rezistoi deri në fund dhe doli fitues, duke dërguar një mesazh të fortë në garën për titull.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?