Milan mbyll marrëveshjen për Conrad Harder, danezi gati të kryejë vizitat mjekësore
Pas dështimit të transferimit të Boniface, Milan ka gjetur sulmuesin e ri për repartin ofensiv. Bëhet fjalë për Conrad Harder, talentin 20-vjeçar danez të Sporting Lisbon, i cili ka dhënë miratimin për t’u bashkuar me kuqezinjtë.
Sipas marrëveshjes së arritur mes dy klubeve, Milan do të paguajë 24 milionë euro, plus 3 milionë euro bonuse dhe do t’i lërë Sporting-ut një përqindje prej 10% nga një shitje e mundshme në të ardhmen. Harder ka pranuar gjithashtu kushtet personale, duke firmosur një kontratë deri në verën e vitit 2030, me një pagë rreth 2 milionë euro në sezon.
Sulmuesi pritet të mbërrijë sot në Milano për të përfunduar vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën. Nga ana tjetër, Sporting Lisbon po pret vetëm zyrtarizimin e zëvendësuesit të tij, me shumë gjasa Ioannidis, kapiteni i Panathinaikos për të dhënë dritën jeshile për largimin.
I promovuar këtë sezon si pjesë e përhershme e ekipit të parë dhe i konsideruar pasues i Gyokeres, i cili u transferua te Arsenal, Harder ka realizuar 9 gola dhe 4 asiste në 43 ndeshje gjatë sezonit të fundit.

KOHA JONË SONDAZH

