Milan në ankth për dëmtimet, Ibrahimovic rrezikon supersfidën ndaj Juventusit

football, san siro, TIM CUP 2019-20 ac MILAN vs fc JUVENTUS 1-1 in the photo: PIOLI STEFANO AND IBRAHIMOVIC PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxONLY Copyright: xFototricaricox/xIPAx/xFototricaricox 0

Milani kryesues është gati për të rifilluar vitin e ri. Të martën kuqezinjtë do të rifillojnë përgatitjet në Milanello për transfertën e së dielës, që do të luhet në ora 18:00 ndaj Beneventos së Inzaghit.

Për ta t’u riparo gjendja e të dëmtuarve, duke nisur edhe nga Ibrahimovic. Sulmuesi suedez u dëmtua më 22 nëntor në duelin Napoli-Milan. Ai do të tentojë që të rikthehet sa më parë, por pa rrezikuar shumë, pasi 3 ditë më pas do të luhet super ndeshja ndaj Juventusit.

Kundër Beneventos ndërkohë mund të shohim Kjaer, teksa danezi është ndalur në muajin dhjetor. Nën vëzhgim janë edhe Castillejo e Bennacer, por me siguri që do të mungojnë edhe ndaj Juventusit. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP