Milan për rikthimin në Champios gjen “ilaçin”, parakontratë me Unai Emery
Milan më në fund e gjeti një fitore, 3-0 me Torinon, në ndeshjen e fundit të Seria A, por nuk ka gjetur ende trajnerin që do të pasojë Pipo Inzaghi, apo as këtë sezon nuk mundi do të rikthehet në Europë. Mediat italiane raportojnë se Unai Emery afrohet edhe më shumë me stolin e Milanit. Sipas mediave italiane, trajneri i Sevillas ka firmosur një para-kontratë për të marrë drejtimin e kuqezinjve prej sezonit të ardhshëm. Lajmi është përcjellë nga një zë i njohur i Sportmediaset, siç është Maurizio Pistocchi, i cili i referohet burimeve të brendshme te Milan. Në fakt ai nuk ka gabuar as kur njoftoi i pari emërimin e Seedorf apo të Mançinit te Inter. Për trajnerin e Sevillas ka disa javë që flitet për fillimin e një aventure të re në Itali dhe duket se Galliani ia ka dalë. Pas një sezoni të suksesshëm në Spanjë, Unai Emery shikohet me optimizëm në Milanello si njeriu i duhur për ta kthyer sërish skuadrën në ditët e lavdishme. Trajnerit 43-vjeçar nuk i mungon eksperienca dhe mbi të gjitha në CV-në e tij bie në se ai ka patur sukses të konsiderueshëm me ekipet problematike. Të njëjtën gjë kërkojnë edhe presidenti Berlusconi, Galliani e kushdo tjetër te Milani. Ata duan nga Emery që të bëjë të njëjtën gjë si te Sevilla apo Valencia, për të shfrytëzuar në maksimum kapacitetet që ka në dispozicion dhe të ngrejë një skuadër të suksesshme.
KOHA JONË SONDAZH

