Milan vuan pasojat e “betejës”, humbet Kjaer dhe Brahim Diaz

Nuk ka paqe në shtëpinë e Milanit pas derbit, teksa është mësuar se janë dëmtuar dy futbollistë, Simon Kjaer dhe Brahim Diaz. Mbrojtësi danez në fakt braktisi fushën gjatë pjesës së parë, pas një zgjatje të sforcuar. Ndaj Bolognës do të ketë një duel mes Kalulu dhe Tomorit për një fanellë titullari në krahë të Romagnolit.

Trekuartisti spanjoll ndërkohë ka pasur probleme në kofshën e këmbës së majtë dhe do të qëndrojë nën monitorimin e mjekëve. Ai me shumë mundësi nuk o të luajë në sfidën e së shtunës.

Calhanoglu vijon ende të jetë i prekur me Covid, ndërkohë që në sfidën e radhës Pioli mund të zgjedhë që të luajë në sulm me Rebic dhe Leaon pas krahëve të Ibrahimovic. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP