Milani 180 minuta larg titullit, fiton me përmbysje ndaj Veronës (VIDEO)

Milani ka arritur një fitore spektakolare me përmbysje 3-1 në transfertën ndaj Veronës, duke hedhur një hap drejt titullit kampion. Ndeshja nuk nisi mirë për kuqezinjtë, që e panë veten në disavantazh pas golit të Faraonit në minutën e 38-të me një goditje me kokë.

Gjithsesi Milani do të reagonte mjaft mirë, duke përmbysur gjithçka. Sandro Tonali ishte heroi i kuqezinjve mbrëmjen e sotme me dy gola. Mesfushori shënoi golin e barazimit në shtesën e fraksionit të parë, ndërkohë që me fillimin e pjesës së dytë realizoi sërish me portën e boshatisur pas një asisti që mori nga Leao në krahun e majtë.

4 minuta nga fundi ndërkohë Florenzi do të shënonte një super gol me jë goditje të fortë me të djathtën nga një pozicion i prirët. Milani me këtë fitore ngjitet në kuotën e 38 pikëve, 2 më shumë se Interi dhe në dy javët e mbetura mund të marrë titullin edhe me një fitore e një barazim. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?