Milani Allegrit bën detyrën në Kupë, ndaj Barit vendosin Leao dhe Pulisic
Mission i kryer për Milanin në raundin e 1/32 të Kupës së Italisë. Kuqezinjtë fituan 2-0 ndaj Barit dhe siguruan kalimin në fazën e gjashtëmbëdhjetës së finales.
Në “San Siro”, pas një fillimi të vrullshëm të miqve, Milani arriti të vendosë qetësinë që në minutën e 14-të, kur Rafael Leao shënoi me një goditje tipike sulmuesi. Megjithatë, portugezi u detyrua të largohej pak minuta më pas për shkak të një shqetësimi në pulpë.
Në pjesën e parë Pulisic iu afrua golit të dytë, por traversa i mohoi festën. Amerikani e gjeti gjithsesi golin në fillim të pjesës së dytë (48’), duke vulosur fitoren 2-0 dhe eliminimin e Barit.
Në fazën e ardhshme, Milanit e pret një sfidë ndaj Lecce-s së Eusebio Di Francescos, që eliminoi Juve Stabia.
KOHA JONË SONDAZH

