Milani arrin akordin me mbrojtësin e Lille që e kërkon gjysma e Europës
Milani ka gjetur akordin me Sven Botman, mbrojtësin që ndiqet prej kohësh nga skuadra kuqezi. Trajneri Stefano Pioli kanë vendosur t’i besojnë atij për sezonin e ardhshëm.
Newcastle ishte pranë firmës me të në muajin janar, pasi i ofroi 3.5 milionë euro në sezon, por lojtari vendosi që të besonte te Lille. Botman kushton 40 milionë euro një shifër që skuadra franceze nuk ka ndërmend që ta ulë aspak.
Vetë futbollisti ka shprehur dëshirën për t’u transferuar te Milani, ndaj dhe opsioni për transferimin në formë huazimi me detyrim blerje mund të jetë më i duhuri duke marrë në konsideratë gjendjen financiare të kuqezinjve. Largimi i mundshëm i Romagnolit në fund të sezonit, kanë bërë që Milani të hidhet në merkato për të gjetur një mbrojtës të ri. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

