Milani arrin akordin me pasuesin e Kessie, sërish nga Lille

Bayern Munich's Portuguese midfielder Renato Sanches sits on the pitch during a public football training session during the club's preparation camp for the upcoming season in Rottach-Egern, southern Germany, on August 10, 2019. (Photo by Christof STACHE / AFP) (Photo credit should read CHRISTOF STACHE/AFP via Getty Images)

Milani bën një përforcim të rëndësishëm në merkato për sezonin e ardhshëm, sërish nga Lille. Pasi siguroi verën e kaluar shërbimet e portierit Mike Maignan për shumën e 15 milionë eurove, kuqezinjtë kanë arritur akordin edhe në lidhje me Renato Sanches.

24-vjeçari portugez cilësohet si pasardhësi perfekt i Franck Kessie, i cili do të transferohet te Barcelona në fund të sezonit. Calciomercato shkruan se klubi italian do të paguajë te Lille 20 milionë euro + 5 të tjera në formë bonusesh për kartonin e portugezit.

Sanches kërkoi një pagë prej 5 milionë eurosh neto në janar, teksa tani ka rënë dakord të vijojë karrierën në “San Siro” me një pagë prej 4.5 milionë eurosh në sezon.

Sanchez më parë ka luajtur në Portugali me Benficën, në Gjermani me Bayernin dhe në Francë me Lillë.

SHKARKO APP