Milani arrin marrëveshje me sulmuesin e United, vjen në formë huazimi

Milan është shumë pranë danezit Rasmus Hojlund nga Manchester United. Sipas TuttoMercatoËeb, klubi kuqezi ka gati marrëveshjen me “Djajtë e Kuq” dhe tani po punon për të mbyllur detajet me lojtarin, i cili pritet të bëhet qendërsulmuesi i ri në dispozicion të trajnerit Massimiliano Allegri. Ky transferim, në fakt, do të përjashtonte mundësinë e afrimit të Dusan Vlahovic nga Juventus.

Marrëveshja parashikon një huazim me pagesë të menjëhershme prej 5-6 milionë eurosh për këtë sezon, me të drejtë blerjeje verën e ardhshme për 40 milionë euro plus bonuset. Shuma totale mund të arrijë deri në 50 milionë euro.

Ky operacion është lehtësuar nga afrimi i Benjamin Sesko-s te Manchester United. Sulmuesi slloven i Leipzig ka mbërritur tashmë në Angli për vizitat mjekësore dhe pritet të firmosë kontratën, duke i lënë më pak hapësirë Hojlund-it në skuadrën e Amorim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo situatë e bën më të mundshme që edhe vetë danezi të pranojë ofertën e Milanit, e cila i garanton një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon, e njëjtë me atë që përfiton aktualisht në klubin anglez.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?