Milani arrin marrëveshjen me Jasharin, mungojnë vetëm disa detaje

Pas disa javësh negociatash të vështira, Milan dhe Club Brugge janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e mesfushorit Ardon Jashari, objektiv i kuqezinjve prej më shumë se një muaji.

Një rol vendimtar në përparimin e bisedimeve e pati takimi i zhvilluar dje mes përfaqësuesve të lojtarit, presidentit të Brugge, Bart Verhaeghe, dhe CEO-së Bob Madou. Gjatë takimit, Jashari ka qenë i qartë duke i bërë me dije klubit belg se nuk do të pranonte asnjë ofertë tjetër përveç asaj të Milanit.

Megjithatë, lëvizja që ka zhbllokuar realisht situatën ka qenë rritja e ofertës nga ana e klubit italian: Milan ka rritur ofertën fikse në 34 milionë euro, plus 4.5 milionë të tjera në formë bonusesh, duke u afruar ndjeshëm kërkesës prej 40 milionësh të Brugge.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të hënën në mbrëmje ka pasur një shkëmbim intensiv mesazhesh dhe email-esh mes dy klubeve për të finalizuar detajet e fundit rreth bonuseve dhe mënyrës së pagesës. Ndërkohë, në ambientet e “Casa Milan” mbizotëron optimizmi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jashari nuk do të udhëtojë me skuadrën belge për ndeshjen e parë të raundit paraeliminator të Champions League kundër Salzburgut, me marrëveshje me klubin. Ai do të qëndrojë në Belgjikë në pritje të “OK”-së për të udhëtuar drejt Milanos, një hap që mund të ndodhë qysh sonte ose nesër në mëngjes.

Ndërkohë, vizitat mjekësore ende nuk janë planifikuar, por gjithçka është gati për një kontratë pesëvjeçare me pagë 2.5 milionë euro në sezon, plus bonuse.

Milani arrin marrëveshjen me Jasharin, mungojnë vetëm disa detaje

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?