Milani befason Interin, telefonon Dybala-n për ta “rrëmbyer” në merkato

Transferimi i Paulo Dybala-s tek Interi dukej i kryer, por rikthimi i Lukakut duke ka ndryshuar çdo plan. Milani së fundmi është gati për të përfitua dhe për të rrëmbyer argjentinasin.

Grupi Elliott që menaxhon Milanin, ditën e djeshme ka pasur kontakte telefonike me futbollistin. Për momentin gjithçka është në vazhdën e sondazheve të para, por nuk përjashtohet mundësia që në ditët në vijim, Maldini dhe Massara t’i bëjnë një propozim konkret.

Interi i ofroi argjentinasit një kontratë me vlerë 6 milionë euro në sezon, ndërkohë që Milani mund ta kalojë dhe ta bindë argjentinasin që të formojë një sulm fantastik dhe Leaon dhe Giroud. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?